Tite: Neymar do të luajë sërish në këtë Botëror
Tite, në pritje të duelit mes Brazilit dhe Zvicrës, të planifikuar për nesër, është rikthyer të flasë për Neymar.
Sulmuesi është i dëmtuar dhe nuk do të mund të kontribuojë në ndeshjet e radhës për Brazilin.
“Besoj se Neymar, dhe gjithashtu Danilo, do të luajnë sërish në këtë Botëror. Ai [Neymar] u lëndua [kundër Serbisë] dhe unë nuk mund ta përballoja atë. Nuk e vura re. Neymar vazhdoi të luante derisa u rrëzua dhe tha se kishte dhimbje në kyçin e këmbës. Ai vuante prej njëmbëdhjetë minutash nga një goditje, e cila nuk ishte keqdashëse nga kundërshtari, thjesht një lëvizje futbolli”, theksoi ai.
Trajneri brazilian nuk pranoi të tregojë se kush do të luajë në vendin bosh të lënë nga Danilo.
“Skuadra është e përcaktuar, por unë e kam zakon tani që ta zbuloj vetëm në momentin e lojës. Nuk do të them se kush do të luajë”.Tite gjithashtu vlerësoi Rodrygo: “Ka lojtarë që po shfaqen, është një brez mbresëlënës. Ata kanë një qetësi të madhe, në çdo moment mund të ketë një lëvizje nga Antony, një asistim nga Vinicius, një përfundim i mrekullueshëm nga Richarlison, një goditje me kokë nga Pedro… Gabriel Jesus. Të gjitha këto situata do të shfaqen përfundimisht. Ata e kanë këtë aftësi. Rodrygo duket se po luan me topin të ngjitur në këmbë”, përfundoi ai.