“Tirana në ankth” – Edhe tifozët e Romës nuk ia lënë mangi, shkatërrojnë veturën e policisë shqiptare
Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku këtë herë protagonistë janë tifozët e Romës të ardhur në kryeqytet për të parë finalen e Konferencë Ligës, ku ekipi i tyre i zemrës do të luaj mbrëmjen e të mërkurës me ekipin e Feyenoordit.
Mësohet se turma e tifozëve janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.
Siç shihet dhe nga foto e mësipërme, tifozët kanë sulmuar makinën e Policisë së Shtetit duke i thyer xhamat.
Efektivë të shumtë të policisë kanë arritur që të shpërndajnë turmën e tifozëve duke pastruar zonën.