TikTokeri filmoi veten duke u futur në ‘Wembley’ krejt me lehtësi, pa biletë në finalen e Euro 2020

TikTokeri filmoi veten duke u futur në ‘Wembley’ krejt me lehtësi, pa biletë në finalen e Euro 2020

Kaosi, dhuna, racizmi dhe huliganizmi – jo fjalët të cilat një fans dinjitoz anglez do të dëshironte t’i dëgjonte në finalen e parë që nga viti 1966.

Fatkeqësisht, falë një grupi të vogël por problematik, kjo finale do të kujtohet pikërisht për këto ndodhi.

Sjellja e një grupi fansash para finales së Euro 2020, ishte thjesht e patolerueshme, transmeton Periskopi.

Njerëz u futën brenda stadiumit pa bileta duke shkaktuar kaos brenda pastaj.

Detaje të rënda nga ndodhitë e asaj dite ende po zbulohen, teksa ka raporte për sulme seksuale, thika dhe ryshfete masive.

Tash, janë publikuar pamje nga një personalitet i YouTube dhe TikTokut, i cili e filmoi veten teksa u fut në ‘Wembley’ pa biletë për ta parë ndeshjen. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: