TikTok (ndoshta) sapo zbuloi se si rikthehet nuhatja/shija, pas Covid-19
Pas rikuperimit (kryesisht) nga Covid-19, shumë njerëz kanë zbuluar një nga efektet më të bezdisshme: Humbjen e shijes.
Njerëzit po provojnë gjithçka për të rikuperuar shijen e tyre, sidomos për sezonin e festave dhe përdoruesit e TikTok duket se gjetën diçka.
Ata po hanë portokaj të djegur për të rifituar shijen e humbur. Ndonëse mund të kenë aromë të mirë, nuk ka asnjë provë që thotë se portokajt e djegur janë një “ilaç” për humbjen e shijes pas Covid, por gjithsesi, ka disa studime intriguese që po shqyrtohen.
@tiktoksofiesworld #tiktokmademedoit It could totally be a coincidence…. #Covid19 #tastebuds #lossoftaste #jamaicanremedy #covidsymptoms
Dr. Omid Mehdizadeh, otolaringolog, thotë se ekziston diçka që njihet si “terapia e rikualifikimit të nuhatjes”, një proces eksperimental që përpiqet të ndihmojë njerëzit të rimarrin nuhatjen.
“Aromat e fuqishme, duke përfshirë portokall të djegur, lëkurë limoni, karafil etj, nuhaten 3-4 herë në ditë për 3-4 muaj”, thotë ai. Një portokall i djegur nuk mjafton për të bërë një ndryshim, por përdorimi i tij për një muaj rresht mund të jetë një histori tjetër.
Një studim i botuar në vitin 2020 në The Laryngoscope, zbuloi se aromat e forta i kanë ndihmuar njerëzit që kanë kaluar viruse të tjerë, jo Covid.
“Në rastet e humbjes së nuhatjes post-infektive, ka prova se kjo terapi ofron shërim.”
Lajmi i mirë është se aroma dhe shija juaj ka të ngjarë të kthehen vetë. Një studim nga British Medical Journal zbuloi se 90% e njerëzve që nuk mund të nuhatnin ose shijonin asgjë gjatë infektimit me Covid, ka të ngjarë të rikuperohen brenda 4-5 javësh, pasi qelizat vetë-riparohen.
Sidoqoftë, një portokall i djegur, mesa duket, e shpejton këtë process.