TikTok ndalon një pjesë të përdoruesve në shkëmbimin e mesazheve
Përdoruesit e TikTok nën moshën 16 vjeç nuk do të jenë më në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe direkte përmes aplikacionit të popullarizuar për ndarjen e videove.
Nga 30 prilli, masat e reja të sigurisë në internet të prezantuara nga aplikacioni në pronësi kineze do t’i ndalojnë fëmijët të përdorin funksionin e Mesazheve Direkte për të kontaktuar përdoruesit e tjerë.
Shefi i sigurisë i TikTok, Cormac Keenan sqaroi se ndalimi ka për qëllim “të shkojë një hap më tej” me kufizimet e tij ekzistuese, të cilat tashmë i ndalojnë përdoruesit të marrin mesazhe të padëshiruara nga njerëz që nuk janë miq me ta në aplikacion.
Andy Burrows, kreu i sigurisë së fëmijëve në internet në NSPCC vlerësoi firmën hap “proaktiv” dhe bëri thirrje për firmat e tjera të mediave sociale të bëjnë të njëjtën gjë.
Në shkurt, TikTok njoftoi një sërë masash sigurie që lejojnë prindërit të kontrollojnë atë që shohin fëmijët e tyre në platformë. Mënyra e sigurisë familjare lidh llogaritë e fëmijëve me prindërit e tyre, domethënë kontrollet në kohën e ekranit dhe lloji i përmbajtjes. /