TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët

TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët

Adoleshentët po përballen me kufizime të reja të gjera mbi përdorimin e filterave të bukurisë në TikTok mes shqetësimeve për rritjen e ankthit.

Në javët e ardhshme, të rinjtë nën 18 vjeç do të pengohen nga rritja artificiale e syve, e buzëve ose ndryshimi i ngjyrës së lëkurës.

Kufizimet do të zbatohen për filterat – të tillë si “Bold Glamour” – që ndryshojnë tiparet në një mënyrë që grimi nuk mundet.

Ndërsa filterat komikë që shtojnë veshët e lepurit ose qenit nuk do të preken.

Kompania me miliarda përdorues njoftoi ndryshimet gjatë një forumi të sigurisë në selinë e saj evropiane në Dublin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Efektiviteti i kufizimeve do të varet nga njerëzit që përdorin platformën nën moshën e tyre reale, gjë që nuk është gjithmonë kështu.

Ka pasur shqetësime të përhapura se filterat e bukurisë – disa të ofruara nga TikTok, të tjerë të krijuar nga përdoruesit – kanë rezultuar në një presion mbi adoleshentët, veçanërisht vajzat, për të adoptuar një pamje fizike.

Disa të rinj kanë përshkruar se si pas përdorimit të filterave e kanë konsideruar fytyrën e tyre të vërtetë të shëmtuar.

TikTok njoftoi gjithashtu se po forconte sistemet e tij për të bllokuar përdoruesit nën 13 vjeç nga platforma, gjë që mund të nënkuptojë se mijëra fëmijë janë larguar nga platforma.

Ndryshe, para fundit të vitit, aplikacioni do të nisë një provë të sistemeve të reja të automatizuara për të zbuluar njerëzit që mashtrojnë për moshën.

Lëvizjet vijnë me rregullimin më të ashpër të përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Aktit të Sigurisë në internet. /Telegrafi/

Shpërndaje në: