‘Tik-tak’: Barcelonës po i mbaron koha – akoma nuk janë regjistruar lojtarët e rinj

Skuadra e Barcelonës është buzë ‘greminës’, me situatën që i ka dalë komplet jashtë kontrollit.
Çështja e pagave te skuadra e Barcelonës është një problem që po e torturon skuadrën, e që bëri që ata ta humbin edhe ikonën e futbollit, Lionel Messi.
Përveç Messi, Barcelona është në telashe edhe me Memphis Depay e Sergio Aguero, të cilët nuk janë regjistruar akoma në skuadër për sezonin e ri, përcjell Periskopi.
Barca ka afat deri nesër për të zgjidhur problemin, ose përndryshe do të jetë edhe pa dyshen.
Fati i skuadrës varet nga Samuel Umtiti e Miralem Pjanic, të cilët nëse vendosin të largohen do t’i jepnin frymë skuadrës. Hapësirat për paga do të liroheshin për Depay-Aguero./Periskopi/