Tifozi shpërthen në lot para Camp Nou për largimin e Messit, s’mund ta besojë se erdhi kjo ditë

Lionel Messi më nuk është futbollist i Barcelonës.
Pas shumë vjetësh, ani pse ende nuk është e besueshme, tashmë është zyrtare, Lionel Messi është larguar nga Barcelona.
Natyrisht, më së shumti i ka prekur tifozët të cilët për shumë vite kanë shijuar magjitë e 10-shit argjentinas në ‘Camp Nou’.
Pas zyrtarizimit të largimit nga ana e Barcelonës, një tifozë është parë para Camp Nou duke qarë dhe s’mund ta besojë që erdhi kjo ditë, që Messi nuk është më lojtar i Barçës.