Tifozi që pushtoi fushën e Katarit me flamurin ylber

Tifozi që pushtoi fushën e Katarit me flamurin ylber

Një lëvizje e mirë, por nuk dihet me çfarë çmimi

Ndeshja e Botërorit në mes të Portugalisë dhe Uruguait është dashur të ndalohet pasi që një tifozë është parë duke bartur në fushë flamurin e ylberit.

Incidenti ndodhi pak para së Bruno Fernandes të shënonte golin e parë për Portugalinë që ju dha atyre epërsinë 1-0. Personi që valëvonte flaurin për të drejtat e LGBTQ+, kishte një fanellë me mbishkrimin “Shpëtojeni Ukrainën” dhe “Respekt për gratë iraniane”.

Sigurimi shpejt e larguan atë nga fusha pasi që ai ngriti zërin për gratë dhe të drejtat e tyre në Iran, luftën që po vazhdon në Ukrainë dhe kundër politikave diskriminuese të Katarit ndaj komunitetit LGBTQ+, të cilat po ashtu janë vëzhguar gjatë Botërorit.

Para se rojet e stadiumit 974 shpejt e larguar flamurin e ylberit nga shikimi, arbitri iranian Alireza Faghani e kapi atë.

Politikat e FIFA-së dhe Katarit për përdorimin e flamurit të LGBTQ+ dhe të drejtat e këtij komuniteti

FIFA është kritikuar ashpër kur kërcënoi skuadrat që vendosin flamur ylber në krah gjatë ndeshjeve të futbollit, e ku dhe flamuri është parë si shenj mbështetje për këtë kauzë.

Si pjesë e fushatës “OneLove”, shtatë Kombëtare kishin paraparë që të vishnin shiritët e kapitenit me këtë flamuri: megjithatë, federatat ndryshuan mendje në minutën e fundit kur ata mësuan se kapitenët e tyre mund të ndëshkohen me karton të verdhë.

Skuadrat që dëshironin ta vendosnin shiritin “OneLove”, do të dërgonin kështu një mesazh “shumë kntravers) për botën Arabes, sipas shefit të komunitetit të të Botërorit në Katar.

Sekretari organizativ në Botërorin e Katarit, , Hassan al-Thawadi, theksoi që ky është një “problem” për shtatë shtetet që dëshirojnë ta mbajnë atë, për shkak se kjo shihet tek ata si një shenj që fyerje për një vend islamik që është duke e organizuar këtë ngjarje.

Gianni Infantino, president i FIFA-së theksoi në një konferencë për shtyp para garës që “të gjithë në këtë garë do të jenë “të mirëpritur në këtë turne pavarësisht gjuhën, origjinës, veprimtarisë, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo nacionalizimit apo Kombësisë”,  vazhdon mesazhi i FIFA-së me mesazhin e fundit “Të gjithë janë të mirëpritur”.

Shpërndaje në: