Tifozët tentuan ta godisnin Salahun, ushtria hyn në fushë ta mbrojë
Kombëtarja e Egjiptit u përball të dielën me Sierra Leone. Në fund të ndeshjes, tifozët hynë në fushë.
Kombëtarja e Egjiptit e nisi fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me një fitore 6-0 ndaj Djiboutit.
Në minutën e 18-të, Mahmoud Ahmed Ibrahim Hassan, i njohur ndryshe si Trézéguet, shënoi golin. Në pjesën e dytë ai shtoi edhe një gol pas një asistimi të Mohamed Salah.
Ka pasur shumë konfuzion në fushë në minutën e 89-të. Pastaj disa tifozë vrapuan në fushë. Gjithçka ka ndodhur pranë yllit të Liverpool-it dhe duket se njëri prej tyre ka dashur ta sulmojë. Situata u vu nën kontroll nga forcat e rendit.
Nuk ka ndodhur asgjë me lojtarët. Pas fishkëllimës së fundit, Salah u largua nga fusha i rrethuar nga ushtarët.