Tifozët tallen me Al Nassr që gënjyen për trofetë e fituara
Tifozët janë tallur me klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr për gënjeshtërat se ata kanë fituar shumë trofe.
Shumë tifozë të futbollit janë të etur të dinë më shumë për Al Nassr dhe historinë e klubit pasi së fundmi njoftuan nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, shkruan Periskopi.
Që kur u konfirmua pesë herë fituesi i Topit të Artë, Al Nassr kanë parë që ndjekësit e tyre në rrjetet sociale të rriten në miliona.
Megjithatë, disa fansa kanë parë që është një gabim në biografinë e Al Nassr në Instagram.
Sipas llogarisë së tyre zyrtare në Instagram, Al Nassr ka fituar 17 tituj të Ligës Saudite. Por fansat kanë theksuar se sipas Wikipedia, ata kanë vetëm nëntë.
Përveç kësaj, biografia e Al Nassr në Instagram thotë se klubi është dy herë kampion i Azisë, por në Wikipedia, ata kurrë nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve AFC, vetëm një herë në vitin 1995.
Fansat komentuan menjëherë në rrjete sociale:
Njëri tha: “Al Nassr pretendon trofe që nuk i fitoi, Ronaldo pretendon gola që nuk shënoi. Një bashkim i urdhëruar.”
Një tjetër shkroi: “ÇFARË turpi!”/Periksopi/