Tifozët nxjerrin parullën në stadiumin “Air Albania”: Lidhje Kosovë – Shqipëri, jo Open Balkan me Serbi
Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë kanë shfaqur një parullë kundër “Open Balkan”-it.
Një grup i tifozëve shqiptarë këtë mesazh e kanë shfaqur sonte, në ndeshjen Shqipëri – Izrael, e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
“Lidhje Kosovë – Shqipëri, jo Open Balkan me Serbi”, thuhet në këtë parullë.
Open Balkan (Ballkani i Hapur) është një iniciativë, kryesisht e proklamuar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cila në Kosovë kundërshtohet ashpër për shkak të Serbisë.
Edhe kryeministri shqiptar Rama, ka marrë shumë kritika lidhur me afërsinë e tij me Vuçiqin dhe përpjekjet e përbashkëta për ta futur edhe Kosovën në platformë.