Tifozët maroken do ta pushtojnë Katarin sonte – Rreth 55 mijë prej tyre do të jenë në stadium ndaj Francës
Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Francës dhe Marokus, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës.
Takimi zhvillohet në stadium Al-Bayt që ka një kapacitet prej 69 mijë ulëseve, shkruan Periskopi.
Nga 69 mijë sa është kapaciteti i stadiumit, rreth 55 mijë tifozë pritet të jenë maroken.
Ky mobilziim i tyre vjen pas arritjeve fantastike të Kombëtares së Marokus deri me tani në Kupën e Botës.