Tifozët e Man.United nuk përmbajnë zemërimin: Futen me forcë në fushën stërvitore të klubit

Tifozët e Man.United nuk përmbajnë zemërimin: Futen me forcë në fushën stërvitore të klubit

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, foli me një grup fansash që e çuan protestën e tyre kundër pronarëve të klubit deri te fusha stërvitore.

Klubi ka qenë nën pronësinë e familjes së pasur amerikane që prej kur ata kompletuan blerjen në vitin 2005. Reputacioni i tyre ra edhe më shumë pas përpjekjeve për ta lansuar Super Ligën Evropiane, me Joel Glazerin që ishte zëvendës-kryesues i këtij kompeticioni.

Por, liga e propozuar ra në mënyrë të shpejtë. Unitedi njoftoi se zëvendës-shefi ekzekutiv, Ed Woodward do të largohej në fund të vitit, me Glazerin që vetë e pranoi se “e kishin marrë gabim” idenë në një letër drejtuar tifozëve.

Por, zemërimi mbetet ende dhe një grup prej 20 tifozësh protestuan kundër pronarëve në bazën e trajnimit në Carrington gjatë ditës së sotme, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

United-i tha në një deklaratë: “Afërsisht rreth orës 9 të mëngjesit një grup arriti të hynte me forcë në qendrën stërvitore të klubit. Menaxheri dhe të tjerët folën me ta. Ndërtesa ishte e sigurt dhe grupi ka lënë vendin.” /Periskopi

Shpërndaje në: