Tifozët e Lyonit me thirrje publike që lojtarët të mos veshin këpucë me ngjyrë të gjelbër

Tifozët e Lyonit me thirrje publike që lojtarët të mos veshin këpucë me ngjyrë të gjelbër

Tifozët e Lyonit po kërkojnë që lojtarët e tyre të mos veshin këpucë jeshile në ndeshjet e ardhshme.

Këpucët e fundit Adidas X Speedportal kanë një ngjyrë të gjelbër dhe ato janë veshur nga gjithsej 13 lojtarë të ndryshëm, shkruan Periskopi.

Të tillë si Anthony Lopes, Malo Gusto, Tete, Houssem Aouar dhe Karl Toko Ekambi të gjithë këta kanë veshur këpucë të tilla.

Por kjo ka mërzitur tifozët e pasionuar të Lyonit, të cilët zbuluan një banderolë gjatë fitores së tyre 4-1 ndaj Troyes.

Pankarta kishte një fotografi të këpucëve me ngjyrë jeshile me një shenjë të kuqe ‘Mos’, e plotësuar me fjalët, ‘Respectez Nos Traditions’, që përkthehet si “respektoni traditat tona”.

Çfarë problemi ka me ngjyrën e gjelbër, ju mund të pyesëni?

Epo, rivalët e hidhur të Lyonit, Saint-Etienne luajnë në të gjelbër dhe tifozët nuk duan asnjë lloj shoqërimi.

Shpërndaje në: