Tifozët e Interit nuk e mirëpresin Buffonin në San Siro, fishkëllehet sa herë që ka topin
Është mbrëmja e rikthimit të Gigi Buffon në San Siro – ku ai po luan për Parman ndaj Interit në Kupën e Italisë.
Tifozët e Interit, të cilët sigurisht nuk e kanë harruar, e kanë pritur duke e talluar me shaka, por jo vetëm.
Krahas ofendimeve nga më pak të qytetëruarit e tifozëve të Interit, nisi edhe kori “Na jepni shanset”.
Ai poashtu po fishkëllehet sa herë që ka topin në këmbë – apo duar.