Tifozët e Inter po përgatiten për protesta – situata alarmante në klub

Tifozët e Inter po përgatiten për protesta – situata alarmante në klub

Tifozët e Inter nuk janë aspak të kënaqur me situatën aktuale në klubin e tyre, ndonëse ata e mbyllën sezonin e kaluar si kampionë të Italisë.

Shitja e Romelu Lukaku nuk është pritur mirë nga tifozët e Inter, të cilët po organizohen për të protestuar kundër klubit, në qytetin e Parmës, gjatë ndeshjes që do të luhet në ‘Ennio Tardini’.

Lojtarët e Simone Inzaghi luajnë një miqësore sonte me skuadrën e Parma, por situatë brenda klubit nuk është aq e qetë para ndeshjes, përcjell Periskopi.

Më herët gjatë verës nga klubi është larguar Antonio Conte dhe atë e përcolli edhe Achraf Hakimi. Gjatë kësaj jave është konfirmuar se Romelu Lukaku do të kalojë te Chelsea, kurse sot raportimet për Inter kulmuan me zërat që çonin Lautaro Martinez te Tottenham.

Pas kësaj situate alarmante, ku skuadra po shihet në shpërbërje e sipër, tifozët do të ndërmarrin diçka duke protestuar. Steven  Zhang duhet të përgjigjet për situatën e krijuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: