Tifozët e ekipit të Zalgiris të gatshëm për të udhëtuar në Kosovë për ndeshjen ndaj Ballkanit

Tifozët e ekipit të Zalgiris të gatshëm për të udhëtuar në Kosovë për ndeshjen ndaj Ballkanit

Skuadra e Ballkanit nga Kosova dhe ajo nga Lituania, Zalgiris do të takohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ky takim do të zhvillohet me 5 korrik në Prishtinë, ndërsa ndeshja e dytë mes skuadrave zhvillohet në Lituani, shkruan Periskopi.

Tifozët ultras të Zalgiris, ‘Pietu-IV Ultras’ kanë premtuar se do të organizohen për të ardhur në Prishtinë për ta përkrahur ekipin e tyre në ballafaqimin ndaj Ballkanit.

Ja postimi i tyre:

“Ndeshja e Zalgiris me FC Ballkanin jashtë do të zhvillohet më 5 korrik në orën 20:00. Ne po organizojmë një udhëtim për të mbështetur Vilnius Zalgiris. Për ata që janë të gatshëm të udhëtojnë, na shkruani”, thuhet në njoftimin e tifozëve.

Shpërndaje në: