Tifozët e Dritës eskaluan në derbin ndaj Prishtinës, ofenduan dhe shanë trajnerin Ismet Munishi

Tifozët e Dritës eskaluan në derbin ndaj Prishtinës, ofenduan dhe shanë trajnerin Ismet Munishi

Ka përfunduar takimi në mes Prishtinës dhe Dritës në ‘Fadil Vokrri’, ky duel i takoi xhiros së mbetur në Superligë shkak i angazhimeve të skuadrave në Evropë.

Skudrat u ndan në paqe pa gola, shkruan Periskopi.

Prishtina shënoi në këtë takim në minutën e  53’ me Kreshnik Ukën, por që goli u anulua nga ‘VAR”.

Por, tifozët e Dritës e tepruan në momentin kur filluan të shajnë dhe ofendojnë trajnerin e  Prishtinës, Ismet Munishin.

Në rrjete sociale është postuar edhe një video që e dëshmon këtë gjest të turpshëm të ‘Intelektualëve’.

VIDEO

Edhe Drita kishte rastet e saj, por që nuk arritën ta gjenin golin asesi.

Me këtë barazim Drita vazhdon ta kryesojë tabelën me 18 pikë, ndërsa Prishtina aktualisht ka 12 dhe ndodhet në vendin e katër.

Shpërndaje në: