Tifozët e Chelseat e quajtën tradhtarë, Courtois e puthi logon e Real Madridit para tyre

Tifozët e Chelseat e quajtën tradhtarë, Courtois e puthi logon e Real Madridit para tyre

Thibaut Courtois është kundërpërgjigjur ndaj tifozëve të Chelseat, të cilët e provokuan atë gjatë ndeshjes çerekfinale të Champions League.

Belgu kaloi shtatë vjet në klubin e Londrës perëndimore – edhe pse ai ishte i huazuar te Atletico Madrid për tre sezonet e para.

Courtois iu bë një pritje armiqësore në kthimin e tij në Stamford Bridge, me tifozët që e provokonin atë gjatë fitores 2-0 të mbajtësve (4-0 në total) dhe brohoritnin ‘tradhtar’.

30-vjeçari u përgjigj duke bërë disa pritje të shkëlqyera – duke festuar një goditje të Marc Cucurella-n para pushimit – dhe u duk duke puthur stemën e Real Madridit në fanellën e tij në fund të lojës mu përpara tifozëve vendas.

Courtois tani ka mbrojtur veprimet e tij dhe thotë se nuk do të ndryshojë sjelljen e tij përderisa vazhdon të ketë abuzime të tilla nga fansat që dikur i këndonin emrin.

“Është në rregull. Siç e kam thënë më parë, padyshim që është për të ardhur keq. Kam kaluar katër vite të bukura këtu, nuk do ta harroj kurrë, e di që i detyrohem shumë Chelseat. Pra padyshim që është për të ardhur keq tani është kështu”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: