Tifozët e “Cërvena Zvezdës” ofenduan ambasadorin amerikan, Hill u largua nga salla

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u largua nga salla “Arena e Beogradit” pasi publiku në sallë e ofendoi kur ai hyri në sallë për të ndjekur ndeshjen e xhiros së 21-të të Euroligës mes Cërvena Zvezdës dhe Fenerbahçes.
Një pjesë e tifozëve të Zvezdës fillimisht brohoritën me fyerje ndaj ambasadorit amerikan dhe më pas disa tifozë iu afruan atij dhe i kërkuan të largohej nga “Arena”.
Në atë moment në sallë dëgjoheshin thirrje nënçmuese ku përmendej emri i ambasadorit, Aleksandar Vuçiqit, si dhe britmat “Zvezda, Zvezda”.