Tifozët e Barcelonës kanë një plan special për ta nderuar Messin – ‘Camp Nou’ do të përjetohet ndryshe

Tifozët e Barcelonës kanë një plan special për ta nderuar Messin – ‘Camp Nou’ do të përjetohet ndryshe

Lionel Messi tashmë zyrtarisht nuk është më lojtar i skuadrës së Barcelonës dhe ky fakt ka nxitur reagime të shumta, sidomos te tifozët e Barcelonës.

Do të jetë ndjenjë e çuditshme ta shohim Barcelonën në sezonin 2021/22, pa Lionel Messin në përbërje.

Ikona argjentinase ka ndarë zyrtarisht rrugët me klubin katallan dhe tani duket se do t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint Germain, si transferim i lirë.

Tifozët e Barcelonës nuk kanë pasur mundësi që t’i bëjnë një përshëndetje Messit, pasi askush nuk e dinte kur do të ishte ndeshja e tij e fundit në ‘Camp Nou’. Megjithatë, tani ka një plan.

‘ESPN’ bën të ditur se tifozët e Barcelonës planifikojnë që çdo ndeshje që luhet në ‘Camp Nou’, në minutën e 10-të të thërrasin emrin e Lionel Messi, përcjell Periskopi.

Kjo sigurisht është një mënyrë e mirë për  të falënderuar lojtarin më të mirë në histori të klubit, dhe me shumë gjasë lojtarin më të mirë që ka parë sporti i futbollit.

Lojtarët dhe ish lojtarët e Barcelonës kanë shpërndarë mesazhe përshëndetëse gjatë 24 orëve të fundit, të gjithë duke falënderuar Leon për kontributin e tij special. /Periskopi/

Shpërndaje në: