Tifozët e Anglisë po shkaktojnë trazira para finales së madhe, po tentojnë të futen në “Wembley” me dhunë

Sonte zhvillohet ndeshja e madhe finale e Euro2020, mes Italisë dhe Anglisë në “Wembley”.
Tifozët e Anglisë kanë bërë gjithçka për klubin e tyre, ku e kanë përkrahur aq shumë saqë ndonjëherë janë dukur edhe subjektiv, transmeton Periskopi.
Pas pushtimit të rrugëve të Londrës, tifozët e “3 luanëve” kanë tentuar të futen edhe në “Wembley” pa pasur fare bileta por me dhunë.
Është dashur intervenimi i policisë për të mbajtur nën kontroll situatën, ku mund të shihni pamjet më poshtë:
People trying to get into Wembley without tickets pic.twitter.com/qwqWrXAUsc
— FootballFunnys (@FootballFunnnys) July 11, 2021