Tifozët “Dardan” premtojnë organizim të mirë për ndeshjet e Kosovës
Dardanët kërkojnë angazhim maksimal nga lojtarët për ndeshjen ndaj Qipros, premtojnë organizim të mirë.
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve të enjten ndaj Qipros. Kosova dhe Qipro takohen të enjten nga ora 18:00 në Qipro.
“Dardanët” kanë premtuar organizim të madh për këtë ndeshje në vendin tonë, teksa kërkojnë angazhim maksimal nga lojtarët tanë.
Ja njoftimi:
“Periudha më e bukur e vitit po rikthehet. Emocionet që sjellë kombëtarja janë unike. Pasnesër, me datë 2 qershor, luajmë me fillim në ora 18:00 në udhëtim përballë Qipros.
Rezultati i vetëm i dëshiruar është fitorja, kurse elementi që kërkohet nga ne Dardanët prej lojtarëve është angazhimi i madh në çdo pjesë të fushës për ta arsyetuar nderin e veshjes së kësaj fanelle të artë.
Njoftojmë anëtarët e Dardanëve që ditën e enjte, në ora 15:00, do të grumbullohemi për ta parë ndeshjen.Gjatë ditëve në vijim do t’ju mbajmë të informuar dhe përditësuar rreth nismave dhe planeve që kemi ndërmend t’i marrim.
Jemi përkujdesur që ky grumbullim të mos jetë dosido për nga organizimi. Do t’ua lëmë veprave të flasin më së miri.Mirëpo, pikë së pari t’i arkëtojmë pikët e plota në Qipro.
Përpara bijtë e Dardanisë”, shkruajnë Dardanët në Facebook.