Tifozët austriakë thyejnë bukën franceze pak para ndeshjes
Tifozët deri më tani po vazhdojnë të jenë kryefjala e këtij Kampionati Evropian, së paku e ngjarjeve që po ndodhi jashtë fushe.
Në Euro 2024, mbështetësit e kombëtareve po dhurojnë spektakël, duke prekur edhe në tradita.
Fillimisht, tifozët e Shqipërisë ngacmuan ata të Italisë, kur ua thyen shpagesat (njëri nga ushqimet tradicionale të këtyre të fundit) pak para ndeshjes.
Përballja mes tanëve dhe Azurrëve përfundoi 2-1 në të mirë të italianëve.
Trendi i nisur nga tifozët kuq e zi ka vazhduar me ata të Austrisë, që kanë provokuar të Francës.
Austriakët dhe Gjelat përballën nga ora 21:00 në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të fazës së grupeve.
Një tifoz austriak ndanë në mes bukën e njohur në Francë, “Baget”, duke sinjalizuar se do të shpresojnë për fitore ndaj tyre.
Natyrisht se këto video po qarkullojnë shumë në mediat sociale, por që si në rastin e italianëve, edhe francezët mund ta përdorin këtë gjest në mënyrë qesharake nëse arrijnë të fitojnë.
Austria fans snapping baguettes in front of French fans 😂 pic.twitter.com/ytMhAn1I3L
— FPL Focal (@FPLFocal) June 17, 2024