Tifozët armen nga tribunat me thirrje “Rusia” – Ky ishte reagimi i futbollistëve ukrainas
Kombëtarja e Ukrainës u rikthye së fundmi në fushën e blertë, më shumë se tre muaj nga fillimi i luftës në këtë vend.
Ekipet kombëtare të grupmoshave të ndryshme po i zhvillojnë ndeshjet e tyre ndërkombëtare.
Një të tillë e zhvilloi së fundmi edhe Ukraina U-21, e cila u përball me Armeninë.
Por, ajo që ndodhi në këtë takim ishte e turpshme.
Një tifoz i Armenisë e bëri një provokim të rëndë duke thirrur “Rusia”, teksa një lojtar ukrainas po gjuante nga faulli.
Lojtarët e rinj ukrainas mbetën të shtangur për një moment nga ajo që e dëgjuan, por megjithatë nuk ranë pre e këtij provokimi dhe e vazhduan aksionin.
Gjesti i tifozit armen është dënuar ashpër nga komentuesit në një kohë kur Ukraina po përbllet me agresionin rus, i cili e ka për qëllim pushtimin e këtij vendi.
E gjithë bota e sportit i ka dalë në krahë popullit ukrainas, ndërsa rusët janë përjashtuar në shumicën prej aktiviteteve sportive.