Tifozat Kuq e Zi për herë të parë që 21 vite mbesin pa bileta

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Tifozat Kuqe e Zi ishin ndër të parët që reaguan pasi UEFA e zyrtarizoi vendimin që Evropiani U21 i vitit 2027 të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Reagimi ishte i ashpër ndaj Federatës Shqipëtare të Futbollit, që drejtohet nga Armand Duka.
Por FSHF-ja nuk ka ndarë bileta për tifo-grupin zytar të Kombëtares së Shqipërisë, ashtu siç ka ndarë në të kaluarën.
“Përmes një emaili që kemi pranuar, pas disa insitimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të parezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojmë gjithpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozërie. Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqert dhe për më tepër është hakmarrrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me Serbinë dhe kur dihet që i kemi edhe në grup, në kualifikimet për Botëror”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tifo-grupit Tifozat Kuqe e Zi.
Shqipëria më 21 mars luan në udhëtim ndaj Anglisë, kurse e pret Andorrën më 24 mars.