“T’i shko fol me Radoiçiqin, me mua nuk flet”, Haxhiu tregon çka i tha Kusarit kur ajo u përpoq t’i flas pas telefonatës me Radoiçiqin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur edhe një herë për telefonatën mes shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari-Lila dhe kryeterroristit, Milan Radoiciq.
Ai në emisionin Frontal tha pas daljes në publik të muhabetit mes “zemlakëve”, ku përmendet edhe deputetit i PDK-së, Kusari ka tentuar që t’i flas Haxhiut por ky e refuzuar.
“Nuk mund t’i flas një personi i cili në atë mënyrë, me një kundërshtar i thotë: a e din ku është Kamishi? E ti kush je pra, dmth ti je me të a? Ka provu me më fol në Kuvend i kam thanë jo, ti shko fol me Radoiciqin. Ti me mu nuk mundesh me fol kur në atë formë adresohesh të armiku”, ka thënë Haxhi në Frontal.