“Ti mu kurrë nuk më ke pas”, Semi i kundërpërgjigjet Ronit?
Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, u përfolën për një lidhje të mundshme mes tyre.
Dyshja sollën bashkëpunimin e tyre “All your lovin”.
Pas këtij dueti, u ngritën dyshimet se dy artistët kanë nisur një lidhje, e madje këto dyshime u shtuan nga edhe më shumë pasi u publikuan foto të tyre teksa shijonin një mbrëmje muzikore krah njëri-tjetrit.
Por pak zgjati dhe në media u raportua se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Asnjëri nga ata nuk janë deklaruar asnjëherë lidhur me këtë.
Së fundi, Roni iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij, e në mesin e tyre, u pyet lidhur me një duet të dytë me Semin.
“Ndoshta në të ardhmen. Gjithmonë i gatshëm për të bërë këngë me artistë të mirë”, u shpreh Roni.
Ndërsa Semi nuk vonoi dhe duket se iu kundërpërgjigj.
“Ti mu kurrë nuk më ke pas.”, ka shkruar ajo krah një fotoje që ka postuar.
Kjo duket se është një përgjigje për këngëtarin, por mund të jetë edhe ndonjë pjesë e ndonjë kënge të re të cilën Semi mund të jetë duke e punuar.