“Ti m’ke mua” Fifi publikon fotografi me partnerin e ri

“Ti m’ke mua” Fifi publikon fotografi me partnerin e ri

Filloreta Raçi është duke e shijuar romancën me biznesmenin Adis Patushi që u bë publike javë më parë kur dyshja shkëmbyen puthje gjatë një koncerti në Tiranë.

Nuk kishte vonuar shumë dhe këngëtarja dhe partneri i saj kishin nisur të shpërndanin imazhe të përbashkëta në profilet respektive.

Derisa fansat janë të interesuar të shohin më shumë nga dyshja, Fifi është kujdesur që të shpërndajë fotografi në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 723 mijë ndjekës.

“Ti m’ke mua”, është përshkrimi i fotografisë së realizuar në Durrës, ndërkohë që këngëtarja e ka etiketuar edhe partnerin e saj që po ashtu e ka shpërndarë fotografinë në profilin e tij.

Kujtojmë që Adis Patushi është një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi ai më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.

Shpërndaje në: