“Ti më kompleton mua”, Fjolla i bën dedikim romantik partnerit teksa pozon krah tij
Fjolla nuk i ndalon dedikimet për të dashurin.
Fjolla Morina që prej kohës kur konfirmoi lidhjen e dashurisë, tregon se po jeton ditët më të lumtura pranë partnerit,
Ajo kohë pas kohe tregon edhe dhuratat luksoze që po ia bën i dashuri, ndërsa nuk i kursen fotografitë me të.
Në imazhin e radhës, Fjolla u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, teksa u fotografua krah Fisnikut.
Ti më kompleton mua”, shkruan Fjolla.
Çifti tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për martesë, pak muaj pasi këngëtarja tregoi se mori propozim nga biznesmeni.