‘Thonjtë e qumështit të tërshërës’ janë versioni i 2020-s për manikyrin French

Gjatë vitit 2020, manikyri French ishte një ndër të preferuarit. Dizajni ishte klasik, por ndryshe nga teknika e zakonshme, ngjyra e bardhë u zëvendësua nga nuancat pastel ose ngjyra të tjera të forta. Tjetër ide për dizenjot French është përdorimi i një nuance me delikate. Estetistja e thonjve Fariha Ali e quajti modelin “thonjtë e qumështit të tërshërës”.
Fariha ishte ajo që krijoi termin, të cilin për Allure e shpjegoi kështu:
“Klientja dëshironte diçka super natyrale për thonjtë e saj. Para disa vitesh, kisha bërë një version të ngjashëm, të cilin e quajta ‘thonjtë e qumështit të bajames’. Versioni i vitit 2020 është qumështi i tërshërës.”