Thomas Tuchel tregoi klasin e tij vetëm disa momente pas vërshëllimës së fundit në finalen e UCL

Thomas Tuchel tregoi klasin e tij vetëm disa momente pas vërshëllimës së fundit në finalen e UCL

Triumfi në Champions League është ëndrra e secilit trajner elitar në Evropë dhe ishte radha e Thomas Tuchelit t’i vinte duart mbi trofeun e famshëm, fundjavën e kaluar.

Chelsea e Tuchelit u fut në finalen e Champions Leagues si jo favorit kundër Manchester Cityt, por arriti një fitore të vështirë 1-0 në Porto, falë një goli të Kai Havertzit në pjesën e parë, transmeton Periskopi.

Futbollistët e Chelseat, stafi i trajnerëve dhe fansat festuan si të çmendur pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Antonio Mateu Lahoz në ‘Estadio do Dragao’.

Pamjet të filmuara nga tribunat tani janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë momentin pas vërshëllimës së fundit.

Trajnerët e Chelseat dhe zëvendësuesit, të ekzaltuar, filluan sprintin drejt fushës për të filluar festën.

Tuchel, megjithatë, menjëherë u kthye nga kolegët rivalë të tij dhe përshëndeti Pep Guardiolan.

Tekniku gjerman ngushëlloi kryetrajnerin e Cityt dhe dyshja pastaj eci së bashku për një bashkëbisedim pas ndeshjes.

Shikoni pamjet më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: