Thomas Tuchel: Më duhej shumë çokollatë për të përballuar rishikimin e ndeshjes ndaj Real Madrid
Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, pranoi se nuk ishte e lehtë të rishikohej disfata e pësuar nga Real Madrid.
Tuchel pranoi se kishte një sasi të madhe të çokolltaës para vetës, në atë mënyrë që ta përballonte më lehtë atë që pa në televizor, shkruan GazetaBlic Sport.
“Sasia e çokollatës që më duhej për të përballuar sërish ndeshjen ishte e madhe. Nuk ishte shumë e këndshme të shoh atë që pashë”, tha 48-vjeçari gjerman për portalin Goal.
“Fillon të shkruash, të shkruash, të shkruash… dhe e kupton që shkruan gjithnjë e më shumë, për shumë minuta e më shumë, në përpjekje për të shpjeguar atë që ka ndodhur që të mos harrosh”, vazhdoi ai.
“Në një moment të caktuar, ju shtypni butonin për ta parë me shpejtësi të dyfishtë, kështu që ai shkon më shpejt dhe më pas kupton se nuk jeni në një vend të mirë. Në një moment të caktuar, duhet të ndalesh dhe të bësh një shëtitje nëpër kuzhinë ose dhomën e ndenjes për t’u qetësuar”, përfundoi Tuchel.