Thomas Partey do të mungojë deri në shtator

Thomas Partey do të mungojë deri në shtator

Arsenal kanë mësuar tashmë se për sa kohë nuk do të mund të kalkulojnë në shërbimet e Thomas Partey.

Mesfushori i Arsenal ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, por ky lëndim nuk do ta mbajë jashtë fushave për një kohë shumë të gjatë.

Ekzaminimet mjekësore kanë bërë të ditur se lojtari nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim të rëndë, megjithëse do të mungojë për rreth tri javë, përcjell Periskopi.

Lojtari pritet të kthehet në stërvitje para se Arsenal të luajë ndeshjen kundër Norwichit të Milot Rashicës, më 11 shtator.

Paraprakisht skuadra e ‘Gunners’ do të përfshihet në një ndeshje ndaj Brighton të premten e ardhshme. Më pas ata do të testohen ndaj Chelsea, si dhe ndaj Manchester City në udhëtim. /Periskopi/

Shpërndaje në: