Thjesht e pabesueshme: Lojtari i Lorientit shënon gol pretendent për ‘Puskas’ nga gjuajtja e lirë

Thjesht e pabesueshme: Lojtari i Lorientit shënon gol pretendent për ‘Puskas’ nga gjuajtja e lirë

Armand Lauriente shënoi një gol pretendent për çmimin ‘Puskas’ për Lorientin kundër Nantes në Ligue 1, të dielën pasdite.

Sulmuesi francez, i cili u transferua te Lorienti nga Rennes më 2020, barazoi në minutën e 87-të përmes një gjuajtje të lirë nga 40 metra, transmeton Periskopi.

Nantes kaloi në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes përmes Randall Kolo Muani, por Lauriente me këtë moment magjik nxori një pikë për skuadrën e tij, e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit francez.

Shikoni më poshtë golin.

E pabesueshme! Topi u duk se do të përfundonte shumë lart mbi portë, para se papritur të binte përnjëherë poshtë dhe të përfundonte në rrjetë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: