“Thirrni edhe ish-at…” – Kurti prej diskotekës u bën një thirrje të çuditshme të rinjve

“Thirrni edhe ish-at…” – Kurti prej diskotekës u bën një thirrje të çuditshme të rinjve

Në mëngjes ngushëlloi për zi e në mbrëmje ngreu dolli.

Albin Kurti, i cili synon edhe një mandat të plotë qeverisje, si duket i mjaftoi vetëm një status në Facebook për të shprehur ngushllime ndaj tre të miturve që vdiqën në Gjakovë, si pasojë e shembjes së objektit, i cili i zuri brenda tre të mitur. Kjo tragjedi që tronditi krejt Kosovën, Kurtit nuk ia la shenjë që të vazhdojë me aktivitetet e planifikuara.

Përveç kësaj, Kurti festoi në klube nate, në ditën kur gjithë Kosova priste që të shpallej ditë zie, raporton Klan Kosova.

E diela (dje) sipas tij, nuk është e vetmja ditë feste, edhe më të madhe tha se do ta bëjnë të dielën e 9 shkurtit. Por për ta bërë atë që ai pretendon, pati kërkesa interesante.

Përvec simpatisë, Kurti u bëri thirrje të rinjve t’i thërrasin edhe ish-at.

Derisa kërkonte votën e të rinjve, s’harroi të hedhë kunja edhe ndaj partive kundështare. Ani pse me zërin e shteruar, lëvdatat për arritjet që pretendon se i bëri gjatë mandatit 4-vjeçar për rininë i përmendi edhe në këtë tubim.

Në përfundim të pothuajse secilës fjali, brohoritjet “Albin baba” s’kishin të ndalur. Duket se simpatizantët e mbledhur brenda këtij klubi nate, kishin harruar një deklaratë paraprake të kryeministrit Kurti, njëfarë ironie e tij që erdhi si ftesë për t’ua rritur fëmijët, atyre që po e thërrasin “Albin baba”.

E për të qenë më afër tyre, Kurti u fut edhe në turmë.

Shpërndaje në: