Thirrjet që Kosova ta njoh Palestinën, Tahiri: Kosova ta mbroj interesin kombëtar, Izraeli është një superfuqi botërore

Thirrjet që Kosova ta njoh Palestinën, Tahiri: Kosova ta mbroj interesin kombëtar, Izraeli është një superfuqi botërore
Derisa disa vende kanë njohur Palestinën si shtet, janë shtuar thirrje që edhe Kosova ta bëjë një gjë të tillë, shkruan Periskopi.
E për këtë ish-kryenegociatoja Edita Tahiri ka thënë se Kosova duhet ta mbroj interesin kombëtar.

“Izraeli është një superfuqi botërore dhe njohja nga Izraeli i ka dhënë peshë specifike shtetit tonë, Kosoves”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri

Postimi i saj i plotë:

Shtimi i njohjeve te Palestines ka nxitur thirrje qe Kosova duhet ta bej nje gje te tille, Por Kosova zyrtare duhet te kete qendrim se ‘mbeshtesim nje zgjidhje qe del nga nje marreveshje paqesore Izrael- Palestine’. Kosova eshte njohur nga Izraeli dhe nuk eshte njohur nga Palestina, prandaj Kosova duhet te mbroj interesin kombetar dhe te dij ta vleresoj se Izraeli eshte nje superfuqi boterore dhe njohja nga Izraeli i ka dhene peshe specifike shtetit tone, Kosoves.

Shpërndaje në: