Thierry Henry pritet të emërohet trajner i skuadrës së njohur angleze
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Arsenalit, Thierry Henry pritet të kthehet në Angli si trajner i skuadrës së njohur, përcjell Periskopi.
Nga raportimet e “The Mirror” bëhet e ditur se Thierry Henry mund të emërohet si trajner i Bournemouth.
Aktualisht te skuadra angleze rolin e trajnerit është duke e luajtur Jonathan Woodgate, pasi që klubi e shkarkoi Jason Tindallin.
Ish-ylli i Arsenalit, Henry, aktualisht është kryetrajner i skuadrës MLS CF Montreal. /Periskopi