Thierry Henry la De Bruynen dhe Lukakun të shokuar me magjinë e tij në stërvitjen e Belgjikës

Thierry Henry la De Bruynen dhe Lukakun të shokuar me magjinë e tij në stërvitjen e Belgjikës

Thierry Henry ishte një prej sulmuesve më të mirë të gjeneratës së tij.

Francezi tmerroi kundërshtarë të panumërt me shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe finishin brilant para golit.

Ai konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori të Premier Leagues, teksa ka shënuar 175 gola në 258 ndeshje për Arsenalin, transmeton Periskopi.

Henry është tash 43-vjeçar dhe ka varur këpucët e tij më 2014.

Ai është ende aktiv në futboll, megjithatë. Aktualisht ai po punon si asistent-trajneri në Kombëtaren e Belgjikës.

Francezi tregoi se nuk i ka harruar aftësitë e futbollit aspak në stërvitjen e Belgjikës, para përballjes së Euro 2020 kundër Finlandës.

Llogaria zyrtare e Belgjikës postoi videon e cila nënvizon brilancën e Henryt.

Videoja fillon me Henryn duke qëndruar para një topi të ndalur.

Henry natyralisht gjuan me këmbën e djathtë, por kësaj radhe ai gjuajti me të majtën e tij më të ‘dobët’.

43-vjeçari, për befasinë e Kevin de Bruynes dhe Romelu Lukakut, e qëllon aty ku bashkohen shtyllat.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: