Thiago Alcantara dhe Karim Adeyemi lojtarët e radhës që lidhen me Barcelonën

Thiago Alcantara dhe Karim Adeyemi lojtarët e radhës që lidhen me Barcelonën

Barcelona e Xavi Hernandez tashmë ka arritur marrëveshje me Dani Alves, por spanjolli dëshiron të bëjë edhe disa lëvizje të tjera.

Pas Alves, tashmë me skuadrën e Barcelonës lidhen edhe dy emra të tjerë, mjaft lart të vlerësuar në futbollin evropian.

Bëhet fjalë për Thiago Alcantara dhe Karim Adeyemi. Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Alcantara nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për një rikthim te Barcelona, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, Adeyemi me paraqitjet e tij ka kapur syrin e Blaugranave. Kartoni i këtij të fundit vlerësohet me 30-35 milionë euro.

Më parë thuhej se Xavi kishte në shënjestër edhe Kingsley Coman, kurse së fundmi përmendet edhe Raheem Sterling. Kështu, sa i përket pozitës së anësorit, lista është e gjatë te Barca.

Kujtojmë po ashtu se Thiago ishte pjesë e Barcelonës për një kohë të gjatë, para se të ikte në drejtim të Bayern Munich. /Periskopi/

Shpërndaje në: