Theu rekordin si golashënuesi më i mirë në futbollin kosovar, ky është reagimi i Mirlind Dakut
Mirlind Daku ka thyer rekordin e numrit të golave të shënuar brenda një sezoni nga një lojtar i futbollit të Kosovës.
Sulmuesi i Ballkanit, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij që sipas tij e ngritën në karrierë.
“Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkembi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin” ka shkruar Daku në Facebook.