“Thërret Prizreni mori Shkodër” – Asani, Seferi dhe Ramadani këndojnë pas fitores ndaj Bullgarisë
Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë.
“Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.
Qazim Laçi (41’) dhe Ernest Muçi (81’) shënuan golat e fitores për kombëtaren shqiptare.
Jasir Asani ka publikuar një video pas ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, ku shihet së bashku me Ylber Ramadanin dhe Taulant Seferin.
Tre futbollistët shqiptarë dëgjohen duke kënduar këngën e njohur “Thërret Prizreni mori Shkodër”.
🦅🦁
Posted by Jasir Asani on Tuesday, October 17, 2023