Therja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj

Therja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, nën dyshimin se kanë therur me thikë një 23-vjeçar.

Sa i përket rrethanave që çuan në këtë rast, sipas policisë janë ende të paqarta.

“Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj. Sipas hetimeve fillestare, rrethanat që çuan në këtë rast ishin ende të paqarta. Viktima, një mashkull, rreth 23-vjeçar, fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”.

“Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: