Theret me thikë një person te sheshi në Prishtinë
Si pasojë e goditjes me mjete të mprehta, një person ka mbetur i lënduar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 18:50, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar nga mjeti i mprehtë.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” – deklaroi Ahmeti.
Dy persona po intervistohen në stacionin policor, një dëshmitar dhe një person i dyshuar si i përfshirë në rast.