Theret me thikë një i mitur, arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka njoftuar për një therje me thikë të një të mituri.
Në këtë rast janë përfshirë dy persona, njëri nga të cilët është i mitur, të cilët dyshohen për këtë sulm.
Viktima është dërguar në QKUK.
“Gllogoc 18.09.2024 – 13:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të policisë.