Theo merr vendimin, i gatshëm të rinovojë me Milan

Theo merr vendimin, i gatshëm të rinovojë me Milan

Theo Hernandez duket se ka marrë tashmë vendimin për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi francez i cili aktivizohet në krahun e majtë, Theo Hernandez, është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Frika te Milan ishte e madhe se mund t’i humbnin shërbimet e tij, por duket se francezi ka vendosur të mbetet me ‘Rossoneri’.

Tuttomercato raporton se Milan ka marrëveshje me Theo, për rinovimin e kontratës, përcjell Periskopi.

Theo pritet të jetë pjesë e skuadrës së Milan deri në vitin 2026. Kontrata e tij aktuale vlen deri në vitin 2024.

Theo do të ketë një rritje në pag. 4 milionë euro plus bonuse është oferta e re për francezin. /Periskopi/

Shpërndaje në: