Theo Hernandez i afrohet Mbappes e Haalandit, arrinë shpejtësi prej 35.09 km/h
Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez ka arritur një shpejtësi prej 35.09 km/h kundër Crotones
Mbrojtësi francez ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në fitoren prej 4-0 të Milanit kundër Crotones, por MilanNews ka theksuar një statistikë që ai ka arritur gjatë ndeshjes.
Theo ka regjistruar shpejtësinë në 35.09 km/h, e cila ishte shpejtësia më e madhe në këtë ndeshje.
La Gazzetta dello Sport raportoi në shtator që janë pesë lojtarë që kanë regjistruar shpejtësi mbi 36km/h, me mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut Alphonso Daviez që kishte më të madhën më 2020.
Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi ishte për pak sekonda më pas më 36.48 km/h dhe sulmuesi anësor i Wolverhampton Adama Traore 36.21 km/h.
Kylian Mbappe kishte arritur shpejtësi prej 36.05 km/h aq sa kishte arritur edhe Erling Braut Haaland i Borussia Dortmund.