Themeluesi i Apple që bleu Bitcoin-in me çmimin më të ulët

Themeluesi i Apple që bleu Bitcoin-in me çmimin më të ulët

Për investitorët dhe entuziastet e Bitcoin ka qenë një kohë e tensionuar për disa muaj duke e parë ngritjet e marramendëse të çmimit të monedhës së Bitcoin.

Por jo edhe për bashkëthemeluesin e Apple Steve Woznaik. Kjo për shkak se ky i fundit bleu Bitcoin kur kishte pasur në treg një çmim prej vetëm 70 dollarë. Pikërisht ishte koha e duhur kur Steve Woznaik kishte blerë monedha me një çmim jashtë zakonisht të lirë.

“Mbaj mend që kam qenë i interesuar për Bitcoin disa kohë më parë, kur monedha e Bitcoin ishte vetëm 70 dollarë për një Bitcoin dhe atë kohë kam marrë disa Bitocoin me atë çmim”, tha Woznaik për CNN, shkruan Insajder.

Ndërsa tash së fundmi në dhjetor të vitit që shkoi vlera për një monedhë të Bitcoin shkoi me ngritje deri në 20 mijë dollarë.

Shpërndaje në: