Themeluesi i Android ende nuk ka filluar me shitjen e telefonit të tij
The Essential PH-1 u zbulua zyrtarisht në maj të këtij viti. Menjëherë pas kësaj, Andy Rubin – krijuesi i Android dhe gjithashtu njeriu pas telefonit – tha se planifikojnë të fillojnë me rezervimet “brenda 30 ditëve”.
Ky afat përfundoi më shumë se një javë më parë, dhe dërgesat për telefonin që kushton rreth $ 700 nuk kanë filluar akoma.
Për më shumë, kompania nuk po i përgjigjet pyetjeve të mediave për shkakun e vonesës. Nëse jeni një nga ata që para-porositi pajisjen, e vetmja gjë që mund të bëni tani është të prisni.